23 Korrik 2019

Bie niveli i ujit për 4 metra në liqenet e Badovcit dhe Batllaves

Prishtinë, 12 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina (KRUP) ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenet akumuluese ka pësuar rënie.

Niveli i ujit në  liqenin e Batllaves eshte 4 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 4.2 metra nën kuotën maksimale.

Niveli në Liqenin e Badovcit eshte 4.2m nen nivelin maksimal

Krahasuar me vitin e kaluar në të njejtën periudhë 12 mars 2018, të dyja liqenet sipas Ujësjellësit Prishtina ishin në nivelin kapërderdhës, pra mbi kuotën maksimale.

"Pothuajse nga gjysma e vitit të kaluar e deri më tash kemi mungesë të reshjeve atmosferike dhe po të  mos  ishte marrja e ujit nga liqeni i Ujmanit, nivelet e tanishme do të ishin dukshëm më të ultë".

"Pavarësisht gjendjes së tanishme rënies së nivelit të ujit në liqene, ne kemi edhe plane konkrete  për menaxhimin e thatësirës dhe në varshmëri të niveleve parashikohen edhe hapat që duhet te merren për menaxhimin e situatave në akumulacione dhe burime nëntokësore në vitet me thatësira që vijnë si rezultat i ndryshimeve klimatike në tokë", thekson Ujësjellësit Prishtina.

Në krahasim me vitet paraprake viti me thatësira më të mëdha që janë prekur nivelet e ujit të liqeneve të Batllavës dhe Badocit është viti 2013 deri në muajin prill 2014.

Muaji shkurt 2014, ulja e nivelit të liqenit të Batllavës ka qenë (-13metra) nën nivelin maksimal, ndërsa në pot ë njejtin muaj ulja e nivelit të liqenit të Badocit ka qenë (-14 metra) nën nivelin maksimal.

Rezervat e ujit për prodhim për qytetarët, kanë qenë vetëm edhe për 3 - 4 muaj.

Bashkëpunimi i KRU 'Prishtina' me të gjitha komunat dhe drejtoritë e inspekcioneve  për të ndalur keqpërdorimet dhe abuzimet me ujin e pijshëm  që vijnë nga ana e konsumatorëve të papërgjegjshëm , është në nivelin e kënaqshëm.

Në më pak se një dekadë - deri në vitin 2025, gati 75% e popullsisë së botës pritet të jetojnë me burime të kufizuara ujore (një studim i Kombeve të Bashkuara).

Vendet, sidomos ato të botës në zhvillim dhe rajone të tjera që tashmë janë duke vuajtur nga mungesa e ujit, ka gjasa të mbajnë peshën e thatësirës dërrmuese ne dekadën që po hyjmë.

"Pra, theksojmë edhe njëherë se, është shumë me rëndësi që të gjithë së bashku ta menaxhojmë përdorimin e ujit të pijshëm dhe të raportojmë me kohë rrjedhjet e ujit dhe keqpërdorimet ."

"Jemi duke hyrë në sezonin pranverë - verë dhe menjëherë fillohet me  rritjen e  kërkesave për ujë të pijshëm në zonën e shërbimit edhe pse, furnizimi me ujë të pijshëm është stabil dhe 24 h pa ndërprerë", thekson Ujësjellësit Prishtina.

Ujësjellësit Prishtina bën thirrje të konsumatorët se shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është i domosdoshëm.

Uji sot nuk duhet të shfrytëzohet në mënyrë të pakontrolluar, me ç’rast mund t’i zvogëlojmë rezervat e ujit të pijshëm, por ai duhet kursyer pikë për pikë!

Roli i ujit është thelbësor për qeniet e gjalla dhe planetin, ai na nevojitet për pije, shtëpi dhe kopshte, por me rëndësi është ta kuptojmë domethënien e përdorimit jo të drejtpërdrejt të ujit si për prodhim, furnizim dhe zhvillim.

Hapat që ne ndërmarrim sot për kursim të ujit, janë të një rëndësie jetike për ne dhe fëmijët tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)