21 Korrik 2019

Bie niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit

Prishtinë, 8 korrik - Kompania Rajonle e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se çdo ditë e më shumë po rriten  kërkesat për ujë të pijshëm.

KRU Prishtina ka njoftuar se niveli i ujit në  liqenin e Batllavës sot është minus 4.57 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus  5.95 metra nën kuotën maksimale.

"Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë."

"Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të paarsyeshme", thekson KRU Prishtin.

KRU Prishtina ka theksuar se me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, janë prezente dhe kjo krejtë për shkak të keqpërdorimit të ujit që po ndodhë në pika të ulëta furnizuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)