24 Shkurt 2019

BERZH dhe BIE mbështesin ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza në Gjilan

Gjilan, 26 qershor - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, së bashku me drejtorët komunalë dhe drejtorin e kompanisë “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë pritur sot në takim pune përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë në përbërje, Dr. David Tyler, Bekim Muharremi, Arianit Blakaj,  Liljana Jancauskeine dhe Konstantinos Mastrogiannopoulos.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi për projektet e mëdha të infrastrukturës nëntokësore, realizimi i të cilave është prioritet i qeverisjes së kryetarit, Lutfi Haziri.

Gjatë takimit të sotëm, përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë kanë dhënë lajmin e mirë për qytetarët se janë të gatshëm për të mbështetur projektin e ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve të ujërave të zeza.

Nënkryetari Ismajli, ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH dhe Bankës Investive Europiane në Kosovë për interesimin e tyre për të financuar këto projekte kapitale dhe tejet të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Gjilanit.

Njeriu numër dy i Komunës është zotuar se brenda javës do t’i sqarojnë në detaje procedurat dhe projektet e nisura më herët në këtë aspekt me qeverinë e Kosovës, në mënyrë që të filloj realizimi i këtyre projekteve multimilionëshe.

“Ne emër të kryetarit Haziri, ju siguroj se gjithçka që varet prej Komunës do t’i zgjidhim në afat record sepse realizimi i këtyre projekteve është tepër i rëndësishëm për qytetarët tanë. Në këtë mënyrë, përgjithmonë do të hiqet lloçi, vadat dhe kundërmimi”, tha Ismajli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)