13 Qershor 2021

BE jep 1.9 milion euro për ujë më të pastër në Kosovë

Prishtinë, 8 shkurt -  Sot, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian (KE) prezantoi rezultatet e projektit dyvjeçar të financuar nga BE-ja i cili ka përkrahur Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor (MAPH).

Projekti  në vlerë prej 1.9 euro milion kishte për synim zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme teknike dhe institucionale për t’u siguruar që uji dhe burimet e ujit në Kosovë  trajtohen me kujdes të duhur e në përputhje me standardet dhe kërkesat e BE-së.

Aktivitetet e projektit ishin të përqendruara në veçanti në shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Mbrojtja e burimeve të ujit, e ekosistemeve ujore dhe e ujit të pijshëm është njëra prej gurthemeleve të mbrojtjes së ambientit në Evropë. Menaxhimi i burimeve të ujit tejkalon kufijt nacionalë andaj, veprimi i bashkërenduar në nivelin rajonal apo edhe më gjerë është i nevojshëm për të siguruar mbrojtje efikase

.
Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të KE-së pohoi: “Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian po e monitoron progresin në sektorin e ujit dhe do të vazhdojë t’ia ofrojë ndihmën e nevojshme Qeverisë së Kosovës për t’u siguruar që objektivave e BE-së lidhur me ambientin e sidomos me ujin dhe burimet e ujit janë arritur.” 


Projekti e ka përgatitur Departamentin e Ujit të MAPH-së për të plotësuar kushtet e Direktivës së BE-së për Sistemin e Ujit. Direktiva parasheh udhëzimet rregullative për menaxhim të qëndrueshme dhe mbrojtjen e burimeve të ujërave të ëmbla në Evropë. 


Qeveria  e Kosovës ka nevojë që gradualisht t’i miratojë dhe t’i fusë në përdorim këtë dhe dokumente të tjera udhëzuese në ligjet e Kosovës. Po ashtu do t’i nevojitet të krijojë institucionet dhe kapacitetet teknike të duhura për të nxitur shfrytëzimin e qëndrueshëm të ujit, bazuar në mbrojtjen afatgjate të burimeve ekzistuese sipërfaqësore dhe nëntokësore të ujit për të kontribuar në zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike.
Do të nevojiten përpjekje të mëtutjeshme nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor për të siguruar burimet e nevojshme financiare dhe personelin për të përmbushur kërkesat e BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)