29 Maj 2020

Batllava dhe Badoci mbi 8 metra nën kuotën maksimale, kërkohet kurzim i ujit

Prishtinë, 27 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal.

"Të nderuar konsumatorë duke kërkuar nga ju që ujin e pijshëm të shpenzoni në mënyrë racionale, ju njoftojmë me gjendjen e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava dhe Badoci."

"Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 627.64 m mbi nivelin e detit ose 8.36 m nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.80 m mbi nivelin e detit ose 10.05 m nën nivelin maksimal", thekson KRU Prishtina. 

Uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale. Uji dhe mjedisi i pastër, jeta e shëndoshë!

KRU Prishitna konsideron se menaxhimi i sistemit të ujësjellësit të Prishtinës për të pasur ujë të mjaftueshëm dhe të pastër, kushton!

"Integrimi gjinor - përfshirja e gruas e domosdoshme për vlerësimin e çdo veprimi të planifikuar në të gjitha çështjet e ujit!"

"Furnizimi me ujë është më shumë se vetëm ndërtimi i sistemeve të ujësjellësit!"

"Uji i shfrytëzuar nga rrjeti i ujësjellësit të Prishtinës duhet të Kursehet dhe paguhet", thekson KRU Prishtina.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)