25 Prill 2024

BASF mund të ndërtojë fabrikë në Maqedoni

Shkup, 13 maj - Kompania multinacionale BASF planifikon që deri në fund të vitit të fillojë ndërtimin e fabrikës së re në vlerë prej 80 milionë euro, ndërsa Maqedonia është njëra nga shtetet ku do të mund të ndërtohet fabrika.

Këtë, siç transmetojnë mediumet serbe, e paralajmëroi drejtori i BASF për Evropën Qendrore, Joakim Mejer.

“Momentalisht jemi në proes të shqyrtimit të lokacionit për fabrikë të re në vlerë prej 80 milionë euro, e cila do të ndërtohet gjatë këtij viti. Fabrika do të mund të jetë në Serbi, Rumani, Hungari, Bullgari ose në Maqedoni”, deklaroi Mejer.

Ai nuk saktësoi për cilën sferë do të dedikohet fabrika e re, duke mohuar më pas se bëhet fjalë për projekt lidhur me bujqësinë ose kozmetikën.

Kompania gjermane BASF është lider në industrinë globale kimike dhe vlen si kompania më autoritative në botë. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)