25 Prill 2024

Baku-Tbilis-Xhejhan transporton 1 miliardë fuçi naftë

Ankara, 16 shtator - Nafta e transportuar në tubacionin Baku-Tbilis-Xhejhan, i cili është cilësuar si \"Projekti Energjitik i Shekullit\", në 51 muaj ka arritur në 1 miliardë fuçi.

Shifra totale që i është paguar Turqisë për kalimin transit është 550 milion dollarë.

Me vënien në funksionim të naftësjellësit, Baku-Xhejhan, është pakësuar edhe numri i anijeve cisternë që kalojnë nga ngushticat turke.

Linja Baku-Tbilis-Xhejhan (BTC) është gati 2 mijë kilometra e gjatë dhe ka kushtuar afërsisht 3,5 miliardë dollarë.

Nafta e papërpunuar që merret nga Azerbajxhani transportohet për në terminalin e Xhejhanit (Ceyhan) duke kaluar në Gjeorgjia dhe prej këtu dërgohet me cisterna për në tregjet e botës.

Tubacioni Baku-Tbilis-Xhejhan, cilësohet edhe si \"Projekti Energjitik i Shekullit\".

Anija e parë cisternë me naftën është ngarkuar në qershor të vitit 2006.

Në një periudhë 51-mujore tregut botëror i janë dërguar 275 mijë anije cisternë dhe 1 miliardë fuçi me naftë të papërpunuar.

Ndërsa çmimi i naftës së transportuar është 75 miliardë dollarë.

Ndërkohë Turqisë i janë paguar 550 milion dollarë për kalimin transit të naftës në territorin e saj.

Linja naftësjellëse, që shkurtimisht njihet me inicialet BTC jo vetëm i ka siguruar Turqisë një rëndësi të madhe strategjike ndërkombëtare, por ka ulur edhe numrin e anijeve cisternë përdorin ngushticat turke gjatë transportit të naftës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)