25 Maj 2020

Autobus i cili do të vozisë mbi automobilat

Pekin, 4 gusht - Kompania kineze “Shenzen Huashi Parking Equipment” është duke punuar në një projekt të ri, autobus për udhëtarë që do të qarkullojë mbi automobilat, publikoi “Huffington Post”.

Kinezët gjetën një mënyrë të pranueshëm në aspektin ekologjik për të kursyer para dhe për ta reduktuar tollovinë në komunikacion, duke zhvilluar “3D Express Coach”, të njohur si autobus i shpejtë tredimensional me lartësi të përgjithshme prej 4,5 metrave dhe dy kate, që do të qarkullojë mbi automjetet me lartësi prej dy metrave.

Në katin e parë do të ketë hapje nëpër të cilën do të kalojnë automobilat, ndërsa në katin e dytë do të transportohen udhëtarët.

Ky mjet transportues i cili do të ketë kapacitet deri 1.400 udhëtarë, do të përdorë energji diellore dhe elektrik dhe do të zhvillojë shpejtësi deri 60 kilometra në orë.

Çmimi për realizimin e një projekti të këtillë është 50 milionë euro që është vetëm 10 për qind e mjeteve të duhura për ndërtimin e metros.

Ndërtimi do të fillojë nga fundi i vitit në distriktin e Pekinit, Mentogou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)