27 Prill 2024

Audi Quattro Coupe më 2013

Berlin, 18 prill - Koncepti Audi Quattro, tani është një hap më afër prodhimit serik. Lajmi më i undit nga Ingolstadti, zbulon se tashmë është prodhuar prototipi i parë funksional, i cili është kyç për të ardhmen e këtij modeli.

Duke marrë parasysh publicitetin e madh të këtij projekti, si dhe faktin se Audi dëshiron të përmirësojë imazhin e markës së tij sportive, tashmë është më se e sigurt se ky koncept do të shndërrohet në prodhim serik, ndërsa informatat e zbuluara tregojnë se Quattro Coupe, do të jetë gati më 2013.

Sipas disa të dhënave, Quattro do të jetë për 300 kilogramë i lehtë se modeli RS5, në bazë të të cilit edhe është zhvilluar.

Nën kapakun e motorit do të gjendet agregati pesëcilindrash 2.5 litërsh me 408 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 480 Nm, ndërsa vjen me transmision manual me gjashtë shpejtësi dhe sistem të tërheqje me katër rrota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)