26 Prill 2024

Audi Q3 S me 300 kuaj fuqi

Frankfurt, 13 korrik -  Para disa muajve, është dhënë lajmi se “BMW” planifikon edhe variantin sportiv M për BMW X1, për të cilin do të përkujdesej motori me 6 cilindra 3.0 litërsh me 320 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 450 Nm.

Mirëpo, tani vjen lajmi për variantin sportiv të Audi Q3 S, të cilin do ta lëvizë turbo-motori 2.5 litërsh me 5 cilindra me 300 kuaj fuqi.

Në pako përveç motorit të fuqishëm, do të jetë edhe eksterieri atraktiv, lartësia nga toka e rregulluar në mënyrë sportive, frenat më të fuqishëm dhe pamja e brendshme sportive.

Audi Q3 S në treg pritet të dalë vitin e ardhshëm, ndërsa detajet tjera ende nuk dihen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)