16 Prill 2024

Audi nxjerrë modelin S7

Frankfurt, 17 qershor - Hapi tjetër logjik i kompanisë Audi pas modelit luksoz A7 është për të sjellë versionin S7.

Versioni S7 tashmë është parë duke u testuar dhe duke u bazuar në faktin se nuk ka maskë në të, atëherë duhet të presim të shohim një version të prodhimit në javët e ardhshme.

 

Për më tepër, Audi do të prezanton modelin e ri në Frankfurt Auto Show krahas veturës S6 dhe S8.

Krahasuar me modelin standard A7, S7 do të dallohet nga rrotat më të mëdha aliazh dhe frena më të mëdha, një parakolp sportiv në pjesën e përparme me hapësira më të mëdha të ajrit dhe auspuh katërkëndësh. Ky model gjithashtu do të përmbajë edhe amortizim sportiv.

Nën kapak do të ketë një motor të ri 4.0 litërsh V8, që do të përdoret gjithashtu për modelin e ri Bentley Continental GT.

Ende nuk dihet nëse do të ketë versionin turbo 440bhp ose twin-turbocharged 555bhp, sidoqoftë, presim një përformancë mbresëlënëse të S7 transmeton autoklubi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)