24 Shkurt 2019

Arrestohet shefi ekzekutiv i Audi

Munich, 18 qershor - Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i fabrikës gjermane të makinave Audi, u arrestua në kuadër të hetimeve të një skandali me shkarkimin e gazrave.

Një zëdhënës i Volkswagen-it, i cili posedon Audin, konfirmoi arrestimin e tij.

Prokurorët e Mynihut thanë se kanë vepruar për të shmangur rrezikun që Stadler të manipulojë me provat.

Skandali ka shpërthyer tre vjet më parë, kur është zbuluar se makinat janë pajisur me pajisje që falsifikojnë testet e shkarkimit të gazrave.

Pajisjet fillimisht janë gjetur në makinat e Volkswagen-it, por edhe dega e tij Audi ka qenë e përfshirë në skandal.

Muajin e kaluar, ajo ka pranuar se edhe 60,000 modele të reja A6 dhe A7 me motorë me naftë, kanë pasur probleme me softuerët e shkarkimit të gazrave.

Vitin e kaluar, Audi ka tërhequr 850,000 makina nga tregu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)