19 Mars 2024

Arabia Saudite kërkon pakësimin e rezervës së naftës

Riad, 20 maj - Ministri i Energjetikës i Arabisë Saudite thotë ka një konsensus mes OPEK-ut dhe prodhuesve të tjerë të naftës që, në kohën e ofertës së madhe globale, të pakësohet "në mënyrë të butë" rezerva e naftës bruto.

Khalid al-Falih vuri në dukje që një zgjatja e kufizimeve të prodhimit në gjysmën e dytë të vitit është mundësia kryesore e diskutuar në një takim në rang ministrash.

Por ai thotë gjithashtu që gjërat mund të ndryshojnë deri në muajin qershor.

Sipas tij, Arabia Saudite do të ketë më shumë të dhëna në takimin tjetër të OPEC-ut në fund të qershorit, me synim që ta ndihmojë këtë organizatë për të marrë një vendim më të mirë.

OPEC-u, bashkë me Rusinë dhe prodhues të tjerë jashtë kësaj organizate, një aleancë e njohur si OPEC+, ra dakord që të pakësohet prodhimi me 1.2 milion fuçi në ditë nga 1 janari, çka do të zgjasë për gjashtë muaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)