25 Prill 2024

Alfa 4C, makina koncept më e bukur e vitit

Munchen, 20 qershor - Një makinë sportive, elegante dhe që mban markën prestigjoze të Alfa Romeo-s, kudo që është ekspozuar duket se po mbledh admirim dhe brohoritje, por mbetet akoma si nje prototip. 4C-ja e meriton të hyjë në prodhim, dhe tani i takon Marchionne-s dhe strategeve të grupit Fiat që të gjejnë burimet për të përmbushur pritjet.

Njohja e fundit vjen nga Gjermania, ku Alpha 4C është votuar \"makina koncept më e bukur e vitit\" nga lexuesit e revistës Auto Bild. Një sukses që vlen shumë, për vendin ku ajo vjen (dhe ku janë BMW, Mercedes, Audi dhe Porsche).

Alfa Romeo ka mundur të gjitha makinat e tjera koncept të shfaqura në ekspozitat nderkombëtare të 2011: në Gjenevë, Detroit, Tokio dhe Shangai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)