12 Prill 2021

Alfa 159 del këtë vit me ndryshime

Romë, 23 qershor - Alfa 159 del këtë vit, me ndryshime të vogla të projektimit, por me ndryshime të rëndësishmë në anën e brendshme.

Në mënyrë të veçantë në anën e brendshme ka shumë pajisje të reja, pëlhurë e re për ulëset, duke filluar nga niveli I pajisjeve Distinctive, të ofruara lëkura të shkëlqyera dhe që ka dy kombinime, pëlhurë me ngjyrë të zezë dhe ngjyrë bezh.

Risi janë katër pako të re të pajisjeve: dy kanë të bëjnë me komfortabilitetin e makinës, dhe dy të karakterit sportive në të cilat ende qëndron Alfa 159: Pak Comfort dhe Sport, kusht për nivelin e pajisjeve dhe paketa Komfort Plus dhe niveli TI kombinuar bashkë pajisje Distinctive.

I ri është edhe modeli Eco që ka goma me rezistencë të ulët në lëkundje, dhe ofron motor dizel 170 hp. Motori do të mbetet i njëjtë, vlen të përmendet motori i ri – 1,75 litra me turbo 200 hp, i cili do të ofroj performancë të lartë dhe tejet të ulët në konsumin e karburantit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)