18 Nëntor 2019

Akuzat ndaj Goldman Sachs nxisin nevojën e reformave

SHBA, 21 prill - Goldman Sachs, kompania gjigande financiare që po përballet me akuza për manipulime, thotë se fitimet e saj në tremujorin e parë pothuajse u dyfishuan krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar dhe ishin mbi 3 miliardë dollarë.

Përfitimet e bankës nga këmbimet në bonde, mallra dhe valutë i shtuan rezultatet pozitive. Raporti i fuqishëm i të ardhurave vjen në të njëjtën ditë kur autoritetet britanike thanë se do të hapin një hetim zyrtar mbi aktivitetin e kompanisë.

Hetimi britanik është i dyti pas një çështje gjyqësore të ngritur nga regullatorët amerikanë të premten e kaluar që pretendojnë se Goldman Sachs shiti investime në hua që dihej se do të falimentonin por asnjëherë nuk i informoi investitorët për rrezikun potencial.

Përpjekjet e administratës Obama për të reformuar industrinë e financave po marrin një nxitje të re pas akuzave nga Komisioni për Këmbimet dhe Letrat me Vlerë. Por analistët thonë se akuzat civile të ngritura kundër Goldman Sachsit të premten mund të çojnë në një analizë më të hollësishme të mënyrës sesi firmat financiare bëjnë biznes.

Aksionet e kompanisë Goldman Sachs ranë për të dytën ditë dje pas akuzave të premten se firma amerikane e investimeve mashtroi investitorët e saj. Gjigandi i Wall Streetit i mohon akuzat e ngritura nga komisioni duke e vënë indistrinë financiare në qëndër të vëmendjes.

\"Akuzat e ngritura shtojnë nivelin e ndërgjegjësimit rreth mashtrimeve në Wall Street, sjelljeve egoiste që duhen mbajtur nën kontroll. Nevoja e reformave në shërbimet financiare do të ndodhte por ky rast e bën më të sigurtë reformën\", thotë ekonomisti Piter Morici.

Disa ekonomistë fajësojnë mungesën e regulloreve në industrinë e huave të nivelit të dytë për kolapsit financiar që pasoi. Analistët thonë se rezultatet e hetimit mbi praktikat e investimit nga Goldman Sachs mund ta ndihmojnë presidentin Obama, që do të mbajë një fjalim të enjten mbi temën e nevojës së reformës financiare.

\"Dhe në se nuk ndryshojmë shkaqet që na çuan në krizë, ajo do të përsëritet\", tha presidenti Obama. Pikat kryesore të paketës së reformës përfshijnë rregulla më të forta mbi derivativët financiarë dhe letrat me vlerë, si dhe një fond shpëtimi prej 50 miliardë dollarësh për t\'u paguar nga bankat.

Reforma parashikon krijimin e një agjencie për mbrojtjen e konsumatorëve që do të shohë interesin e investitorëve dhe jo të bankave. Republikanët nuk e pëlqejnë këtë projektligj. Senatori Mitch McConnell thotë se masa e propozuar i hap rrugën ndihmave të shpërtimit në të ardhmen. \"Në fakt, në se e analizon me kujdes, masa do të çojë në shpëtime të pafundme të bankave të Wall Streetit nga taksapaguesit\".

Por senatori demokrat Christopher Dodd, i cili e paraqiti këtë projektligj, tha se ky argument nuk qëndron. \"Projekligji ynë mban Wall Streetin përgjegjës dhe vendos transparencë në mënyrë që bankat të mos bëjnë bixhoz me paratë tona në kornizën e sistemit financiar\". Senati amerikan filloi debatin mbi reformën financiare. Analistët thonë se tregjet e huaja do të vëzhgojnë me kujdes. Akuzat ndaj Goldman Sachs kanë tronditur tregjet që nga Azia e deri në Evropë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)