29 Maj 2020

Aksident me fatalitet në minierën e “Trepçës", humb jetëtn një punëtor

Prishtinë, 27 prill - Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka njoftuar se sot ka ndodhur një aksident me fatalitet-vdekje e një punëtori në minierën e “Trepçës -Njësia e Crnacit”.

Aksidenti ka ndodhur në Horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968. I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Me rastin e  marrjes së njoftimit nga  stafi i minierës Trepça-Crnac, KPMM respektivisht Kryeinspektori  i minierave Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes.

Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e Hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe Prokurorin Hetues, Mjekësia ligjore e punës, Udhëheqës të minierës Crnac ,Udhëheqësi i ndërmarrjes “Rudar Invest”.

Pas nxjerrjes se viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për Obduksion ne QKUK ne Prishtinë.

Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit.

Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)