Prishtinë, 5 dhjetor - Ka nisur ekspozimi dhe promovimi i prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në rrjetin e marketeve Viva Fresh Store... Lexo
Londër, 5 dhjetor - Blerësit në Britani e kanë paditur kompaninë e prodhimit të makinave "Volkswagen"-in lidhur me skandalin e lëshimeve, i njohur... Lexo
Prishtinë, 3 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellesit Prishtina ka bërë të ditur se niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 9.11 metra... Lexo
Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019
- Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)
- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)
- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)
- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)