30 Mars 2020

ZRRE takohet me operatorët për furnizim me energji elektrike

Prishtinë,  12 mars - Regullatori për Energji ka mbajtur një takim informues me disa nga operatorët e licencuar për furnizim me energji elektrike. Takimi kishte për qellim që t’ju bëhen të ditura edhe njëherë operatorëve rrethanat e reja që do të krijohen, duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, kur pritet që një grup i ri i konsumatorëve të kyçur në nivelin e tensionit 35 kV të kalojnë nga tarifat e rregulluara në tregun e hapur të furnizimit me energji elektrike.

ZRRE pas njoftimeve me shkrim, dhe takimit me konsumatorë, ka njoftuar edhe drejtpërdrejt këtë grup të operatorëve me obligimet ligjore dhe hapat e nevojshëm që duhet ndërmarr për të ofruar shërbime të duhura për furnizim me energji elektrike për konsumatorët e kyçur në nivelin e tensionit 35 kV që plotësojnë kriteret për dalje në tregun e lirë.

ZRRE ka njoftuar operatorët se sipas legjislacionit në fuqi, të drejtën e furnizimit me shërbim universal, ku edhe për një kohë do të jenë tarifat e rregulluara, e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jo-familjar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë së pesëdhjetë (50) punonjës.

Ndërsa Konsumatorët komercial në nivelin e tensionit 35 kV, të cilët i nuk i plotësojnë kriteret e lartpërmendura do t’i nënshtrohen kushteve dhe çmimeve të tregut për furnizim me energji elektrike më së largu deri më 31 mars 2020.

Me këtë rast ZRRE ka kërkuar nga operatorët që bëjnë të gjitha përgatitjet për të vënë në dispozicion të konsumatorëve oferta të drejta të furnizimit me energjisë elektrike. Po ashtu përfaqësuesit e ZRRE kanë vënë në pah edhe njëherë rolin e Rregullatorit i cili do të mbetet i njëjtë në përkujdesin ndaj konsumatorëve dhe monitorimin e funksionimit të tregut që mbështetet në konkurrencën e lirë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)