26 Prill 2024

ZRRE publikon për konsultim Planin Zhvillimor të Transmetimit

Prishtinë, 11 nëntor - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjitha palët e interesuara se ka publikuar për konsultim Planin Zhvillimor të Transmetimit (PZHT) 2021-2030.

Ky plan paraqet planifikimin e zhvillimit të rrjetit transmetues të Kosovës për 10 vitet e ardhshme.

Po ashtu  plani 10 vjeçar prezanton projektet të cilat janë të nevojshme për operim të besueshëm dhe të sigurt të sistemit transmetues, ashtu që të arrihet siguria e furnizimit, të përkrahet tregu i energjisë dhe konkurrenca, të përkrahet integrimi i burimeve të ripërtëritshme dhe atyre komplementare termale.

ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për Planin Zhvillimor të Transmetimit, t’i dergojnë deri me 27 nëntor 2020 në adresën [email protected].