19 Janar 2022

ZRRE promovon tregun dhe bursën e energjisë elektrike

Prishtinë, 7 dhjetor - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) organizon sot konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike.

Deri sa Bursa e përbashkët energjetike e Shqipërisë dhe Kosovës (ALPEX) është afër lansimit, ZRRE, e mbështetur nga USAID, organizon Konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike me qëllim që të bashkojë institucionet kyçe, palët kryesore të interesit dhe bizneset e përfshira për furnizim me energji elektrike të të dyja vendeve.  

Pjesë e rëndësishme e konferencës do të jetë edhe ceremonia e nënshkrimit të memorandumit, në mes të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të Republikës së Kosovës dhe Entit Rregullator të Energjisë së Shqipërisë, për njohjen reciproke të licencave.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap i rëndësishëm drejt funksionalizimit të tregut të përbashkët dhe ka për qëllim zvogëlimin e barrierave administrative për hyrjen e tregtarëve/furnizuesve  në tregjet e energjisë elektrike të të dyja vendeve.  

Kjo ngjarje ka për qëllim të rrisë njohuritë dhe të promovojë reformat në sektorin e energjisë duke pasur fokus primar maksimalizimin e avantazheve të bursës energjetike dhe përfitimet nga hapja e tregut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)