29 Mars 2024

ZRRE: Nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike

Prishtinë, 22 mars - Nuk do të ketë ngritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorë. Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji bënë të ditur se brenda këtij viti nuk do të ketë ndryshime në strukturën tarifore.
 
Zyra e Rregullatorit për Energji bënë të ditur se gjatë këtij viti nuk do të ketë rritje të të hyrave të KEK-ut me këtë as ngritje të tarifave të energjisë elektrike. Krenar Bujupi anëtarë i bordit të ZRRE-së, tha se para se të këtë ndryshim të tarifave është e nevojshme një analizë e gjendjes ekonomike të konsumatorëve më në nevojë.

“Struktura tarifore tash për tash nuk do të ndryshojë. Në procesin që po na pret deri në miratimin final të strukturës tarifore të gjithë konsumatorët, bordi ka mundësi të jap udhëzime, por për të ndryshuar strukturën tarifore duhet të bëjmë një analizë të detajuar të gjendjes në Kosovë si dhe të gjendjes ekonomike të konsumatorëve tonë shtëpiak. Të shikohen me kujdes efektet që do të ketë ndryshimi i strukturës tarifore në konsumatorët më në nevojë” , tha Bujupi.


Ndryshe, Bujupi tha se struktura tarifore e cila është në fuqi, lejon që çmimi mesatar të jetë i ndryshëm për konsumatorë.Konsumatorët të cilët harxhojnë më pak kanë një çmim më të vogël mesatar për pagesë mujore derisa ata të cilët harxhojnë më shumë kanë çmim më të lartë për pagesë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)