19 Prill 2024

ZRRE miraton të Hyrave të Lejuara për OSTT dhe OSSH-në

 Prishtinë, 20 gusht - Sot në mbledhjen e tij të V-të me radhë për këtë vit, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)  ka aprovuar Parametrat për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për Periudhën Rregullative 2018 – 2022.

Parametrat Rregullativ përfshijnë nivelin e lejuar të Humbjeve, Mesataren e Ponderuar të Kostos së Kapitalit (WACC),  dhe kategoritë e jetëgjatësisë së Aseteve, sipas të cilave Bordi do të përcaktojë të Hyrat e Lejuara Maksimale të operatorëve të rregulluar të sistemit të energjisë elektrike.

Sa i përket nivelit të lejuar të humbjeve për OST, Bordi ka vendosur që të jetë i njëjtë me atë që është aktualisht në vlerë prej 1.78%. Ndërsa për OSSH në dy vitet e para të periudhës do të jetë 18.8% për të vazhduar në tri vitet e tjera me 17.6%, 16.4% dhe 15.1% në vitin e fundit.

Niveli i Mesatares së Ponderuar të Kostos së Kapitalit, siç është vendosur nga Bordi i ZRRE, për periudhën e ardhshme do të jetë 8.3% për të dy operatorët.

Ndërsa jetëgjatësia e aseteve, bazuar edhe në standardet ndërkombëtare, u vendos që të jetë duke filluar me 50 vite për asetet e Tensionit të Lartë dhe 40 vite për ato të Tensionit të Ulët, nga 10 vite për automjetet, 7 vite për asetet tjera të operatives dhe 5 për pajisjet e Teknologjisë Informative.

Pas përcaktimit të Parametrave Rregullativ, Bordi ka aprovuar edhe Bilancin vjetor të energjisë elektrike për vitin 2018, i cili është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT) dhe paraqet planin vjetor të shpenzimit të energjisë elektrike në raport me energjinë elektrike në dispozicion.

Bilanci bazohet në nevojat e planifikuara të konsumit të energjisë elektrike për vitin përkatës, të cilat parashikohet të furnizohen nga gjenerimi vendor dhe importi i energjisë elektrike. Po ashtu në Bilanc parashikohet edhe eksportimi i tepricave të energjisë elektrike si dhe ndikimi i Parametrave Rregullativ.

Gjithashtu në këtë mbledhje është aprovuar Procedura për Tregtimin e Energjisë elektrike. Objektivi i kësaj Procedure është të përcaktojë parimet e përgjithshme të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike, të garantojë prokurimin ekonomik të energjisë elektrike, të promovojë konkurrencën në procesin e blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike dhe të garantojë transparencë dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e energjisë elektrike gjatë procesit të blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

Bordi ka shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rregullimin e sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)