28 Mars 2024

ZRRE miraton shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve për Termokos

Prishtinë, 27 gusht - Bordi i Rregullatorit për Energji ka mbajtur sot seancën e tij të gjashtë (VI) me radhë për këtë vit. 

Në këtë seancë Bordi ka miratuar Procedurën për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të konsumatorëve, të përgatitur nga Ndërmarrja Publike (NP) “Termokos” Sh.A. në Prishtinë.

Kjo procedurë është përgatitur në përputhje me obligimin e përcaktuar në nenin 6.3  të Rregullës për Zgjidhjen e Ankesave dhe Kontesteve në Sektorin e Energjisë, dhe përcakton veprimet që duhet ndërmarrë NP “Termokos” lidhur me zgjidhjen e ankesave të parashtruara të konsumatorëve ndaj shërbimit të furnizimit me energji termike (ngrohje qendrore).

Gjithashtu, në këtë seancë, Bordi i ZRRE ka shqyrtuar Raportin e monitorimit të NP Termokos Sh.a. ku janë paraqitur në formë të përmbledhur informatat dhe të dhënat e monitorimit të kësaj ndërmarrje për realizimet në sezonin 2019/2020. Raporti i monitorimit do të jetë i qasshëm për publikun në faqen e internetit të ZRRE.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi, në këtë seancë kanë qenë kërkesat e gjashtë (6) konsumatorëve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për vet-konsum të energjisë elektrike nga panelet solare.

Kapacitetet e lejuara, bazuar në kërkesat e këtyre konsumatorëve, janë në një total prej 255.85 kW dhe do të ndërtohen në komunën e Gjakovës, Pejës, Prishtinës, Ferizajt, Malishevës dhe Rahovecit.

Bordi ka shqyrtuar dhe gjashtë (6) ankesa të konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit dhe sektorin e energjisë në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)