19 Prill 2024

ZRRE miraton ndërtimin e paneleve solare në Skenderaj dhe Suharekë

Prishtinë, 26 dhjetor - Bordi i Zyres se Rregullatorit për Energji (ZRRE), në seancën e tij të njëmbëdhjetë (XI) me radhë për këtë vit, ka aprovuar Planin e  Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për  periudhën 2020-2023.

Plani i Punës së ZRRE është version i rishqyrtuar i Planit të periudhës paraprake dhe ka për qëllim të parashikojë zhvillimin e mekanizmave për respektimin e afateve dhe procedurave, si një përpjekje për të realizuar synimet e Zyrës në përmbushjen e obligimeve që parasheh korniza ligjore e rregullimit të sektorit të energjisë.

Gjithashtu në këtë seancë është shqyrtuar dhe miratuar kërkesa e shoqërisë  “Bondcom Enegy Point” SH.P.K. për shndërrimin e Autorizimit Preliminar në Autorizim Final për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga Turbinat e Erës, Wind Park – BUDAKOVA 1. Ky projekt parasheh ndërtimin e një kapaciteti të instaluar prej 11 MW, në Zonën Kadastrale të Budakovës, gjegjësisht komunën e Suharekës.

Pjesë e shqyrtimit dhe miratimit, në këtë seancë, ka qenë edhe kërkesa e shoqërisë “ DRENA” SH.P.K, për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për vet- konsum nga panelet solare, me kapacitet të instaluar prej 75 kW, në komunën e Skenderajt.

Bordi ka miratuar po ashtu Bilancet Vjetor të Energjisë Elektrike dhe Termike për vitin 2020. Bilancet Vjetore të Energjisë paraqesin planin vjetor të  shpenzimit të energjisë në raport me energjinë në dispozicion.

 Bilancet Vjetore bazohen në nevojat e planifikuara të konsumit të energjisë për vitin 2020, të cilat parashihen të mbulohen nga gjenerimi vendor dhe importi i energjisë, në rastin e Bilancit të energjisë elektrike.

Po ashtu në bilance parashikohet edhe eksportimi i tepricave të energjisë elektrike dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në sigurinë e furnizimit dhe funksionim të sektorit të energjisë.

Shqyrtimi i Raportit të Derogimeve  për Kodin e Rrjetit, Kodin e Matjes, Rregullat e Tregut dhe Licencën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ka qenë një nga pikat e rendit të ditës e cila është miratuar nga Bordi me disa ndryshime të afateve, të cilat konsiderohen se nxisin operatorit të intensifikojë përpjekjet për përmbushjen e kushteve që dalin nga këto dokumente.

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve të bashkëpunimit, gjatë këtij muaji, me Rregullatorin e Republikës Veriore të Maqedonisë (ERC) dhe atë me Rregullatorin e Republikës së Shqipërisë (ERE), Bordi në seancën e sotme ka miratuar edhe formalisht këto dy marrëveshje. Këto marrëveshje ritheksojnë vendosmërinë e Rregullatorit për të zhvilluar tregun e energjisë dhe bashkëpunimin me institucionet e tjera rregullatore të rajonit dhe ato ndërkombëtare. 

Në seancën e sotme po ashtu janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorit dhe menaxhimin e ZRRE.
 
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)