25 Prill 2024

ZRRE lëshon autorizimet për dy hidrocentrale dhe dy panele Solare

Prishtinë, 30 mars - Pas funksionalizimit të tij me emërimin edhe të dy anëtarëve të rinj nga Kuvendi i Kosovës, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka mbajtur mbledhjen e tij të parë për këtë vit.

Adelina Murtezaj zëdhënëse e ZRRE-së ka bërë të ditur se ndër të tjera, në këtë mbledhje janë shqyrtuar njëzetedy kërkesa për ndërtim të kapaciteteve të  reja të bazuara në burimet e ripërtritshme të energjisë.

Me këtë rast sipas Murtezajt janë lëshuar autorizimet finale për ndërtim të dy hidrocentraleve me një kapacitet instalues prej 8.3 MW, të cilat do të ndërtohen në Komunën e Dragashit dhe atë të Hanit të Elezit.

"Dy projekteve me panele Solare/Fotovoltaike që përbëjnë një kapacitet prej  6 MW dhe dy nga Era me kapacitet të përbashkët prej 64.8 MW u janë lëshuar Autorizimet Preliminare, ndërsa 7 projekteve të cilat janë të pajisura me Autorizime Finale ju është vazhduar afati i autorizimit për përfundimin e ndërtimit, dhe 7 projekteve të tjera u është shtyrë afati i vlefshmërisë së Autorizimit Preliminar, me qëllim të përmbushjes së kushteve për lëshimin e Autorizimit Final për ndërtim", ka theksuar Murtezaj.

Në këtë mbledhje sipas saj po ashtu është paraqitur Raporti Vjetor i punës së ZRRE për vitin 2017, i cili  do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim, si dhe janë shqyrtuar 20 apelime të vendimeve të ankesave të konsumatorëve të energjisë elektrike.

Pas shqyrtimit të kërkesës së operatorit KEK sh.a., për vazhdimin e licencës për prodhim të energjisë elektrike  nga termocentrali “Kosova A”dhe analizimit të situatës me furnizim me energji elektrike në vend, Bordi ka vendosur që ti vazhdohet licenca edhe për një vit.

Bordi ka shqyrtuar edhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e sektorit si dhe menaxhimin e Zyrës së Rregullatorit.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)