20 Prill 2024

ZRRE kërkon furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime

Prishtinë, 23 mars - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ditëve të fundit ka pranuar ankesa të shumta nga konsumatorët, dhe është informuar nga mediat e shkruara dhe elektronike, si dhe nga të dhënat e dërguara nga operatori i sistemit të transmisionit - KOSTT, se janë duke u aplikuar reduktime (ndërprerje) të energjisë elektrike me kërkesë të KOSTT, dhe se këto reduktime janë duke u realizuar nga KEDS. 

Me datë 29 dhjetor 2017, ZRRE ka dërguar një shkresë zyrtare tek të gjithë akterët e sektorit të energjisë elektrike lidhur me situatën energjetike.

Përveç tjerash, në këtë letër, ZRRE ka kërkuar nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht në mbarëvajtjen e operimit të sistemit me qëllim që të shmangen reduktimet e energjisë, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.

Mirëpo edhe përkundër kësaj shkrese, KOSTT ka filluar të japë urdhëresë për reduktime të energjisë elektrike, duke mos respektuar udhëzimet e ZRRE-së. 

ZRRE edhe përkundër që kupton situatën e rëndë nëpër të cilën është duke kaluar sektori i energjisë dhe KOSTT, konstaton se veprimet e tilla të KOSTT, për reduktimet e energjisë elektrike, janë në kundërshtim me rregullat e ZRRE, vendimet e Bordit dhe kërkesat tjera ligjore për furnizim të rregullt dhe pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.

Sot, ZRRE përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar edhe njëherë nga KOSTT që të ndërpriten menjëherë reduktimet e energjisë elektrike, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit, përndryshe do të zbatoj dispozitat ligjore të Nenit 55 dhe 57 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe dispozitat ligjore të Rregullës mbi Masat Administrative dhe Gjobat.

Me këtë rast ZRRE shpreh keqardhje ndaj konsumatorëve të energjisë për reduktimet e aplikuara dhe kërkon nga ata që të kenë mirëkuptim dhe të përpiqen të kursejnë energjinë elektrike deri në normalizimin e furnizimit të rregullt me energji.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)