29 Mars 2024

ZRRE e AKK formalizojnë bashkëpunimin për funksionimin e tregut të energjisë

Prishtinë, 21 shtator -  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK), kanë nënshkruar Marrëveshje mirëkuptimi përmes të cilës kanë shprehur interesin e përbashkët për bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e tregut të energjisë në Republikën e Kosovës.

Përmes kësaj Marrëveshje janë krijuar mekanizmat e bashkëpunimit ligjor  dhe institucional për të vepruar në parandalimin dhe eliminimin e ç’do sjellje, të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve, e cila mund të ndikojnë negativisht në paraqitjen e konkurrencës në tregun e energjisë në Republikën e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Kryesuesit të Bordit të ZRRE, Z. Arsim Janova, me këtë rast ka theksuar se” nënshkrimi i kësaj Marrëveshje është vetëm formalizim i një bashkëpunimi të dy institucioneve, që ka ekzistuar edhe deri më tani, duke u bazuar në kërkesat ligjore për shkëmbim të informatave me qëllim të funksionimit të duhur të tregut të energjisë”. 

Përderisa kryetari i Bordit të AKK duke e cilësuar sektorin e energjisë si fushë të rëndësishme për AKK ka theksuar se “Marrëveshja që nënshkruam sot është më shumë se shprehje e vullnetit për të nxitur bashkëpunim afatgjatë në mes të dy institucioneve”.

Kjo Marrëveshje  është hartuar  me qëllim të koordinimit të aktiviteteve  ndërmjet  dy autoriteteve, ZRRE dhe AKK,  duke u bazuar në paragrafin 1 të nenit 61 të Ligjit nr. 03/L-229 për mbrojtjen e Konkurrencës, Nenit 16 paparagrafit 1, pikat 1.9 dhe 1.11 të Ligjit nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë,  paragrafit 4  të Nenit 24 të Ligjit nr. 05/L081 për Energjinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)