24 Prill 2024

ZRRE aprovon tarifat e energjisë elektrike për KOSTT, KEDS dhe KESCO

Prishtinë, 27 tetor - Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të V-të me radhe për këtë vit.

Në këtë seancë janë aprovuar tarifat e energjisë elektrike për vitin tarifor 2021, për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT); Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS) dhe për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO). Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët me Shërbime Universale të Furnizimit do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar.

Bordi gjithashtu ka miratuar aneks Marrëveshjen për caktimin e çmimit të energjisë termike nga kogjenerimi në TC Kosova B  në mes Ndërmarrjes së Ngrohjes Qendrore “Termokos” dhe gjeneratorit për prodhimin e energjisë termike KEK Sh.A.

Ky çmim llogaritet bazuar në çmimin referent të energjisë elektrike i përcaktuar mes KEK Gjenerimit dhe Furnizuesit të shërbimit universal të energjisë elektrike, dhe gjithashtu koston shtesë për mbulimin e konsumit të energjisë elektrike në Stacionin e Ekstraktimit të energjisë termike në TC Kosova B. Çmimi i llogaritur i energjisë termike nga kogjenerimi ka 2 komponente:

- Komponentën për kapacitet elektrik të rezervuar në vlerë 20.84 €/MWhEL/h; dhe

- Komponentën e sasisë së energjisë termike në vlerë 1.36 €/MWhTH

Është marrë po ashtu vendim për lëshimin e licencës për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen “HEP ENERGY” Sh.p.k.

Kjo ndërmarrje ka qenë e licencuar edhe më herët nga ZRRE për ofrimin e shërbimeve të furnizimit, por për shkak se nuk ka arritur me që me kohë të parashtrojë kërkesën për vazhdim licence i është nënshtruar procedurave të rregullta fillestare të licencimit.

Gjithashtu janë marrë po ashtu edhe vendimet për lëshimin e dy autorizimeve për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare për VET – KONSUM në kapacitet prej 28kW.

Sot Bordi po ashtu ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera të ndërlidhura me rregullimin e  sektorit dhe funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)