25 Prill 2024

ZRRE aprovon kërkesën e AKB-së për anulim të vendimit të KEK-ut

Prishtinë, 7 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve me anëtetarsinë  e vet ka konstatuar se vendimi i KEK-ut i shperndarë ditë me parë ishte në kundërshtim me politikat për zhvillimin e bizneseve të tjera, me këtë shqëtesim AKB ju është drejtuar institucioneve përkatese për anulim të këtij veprimi të njëanshëm të KEK-ut, por ka kërkuar edhe zyrtarisht anulimin e vendimit edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji me datë 01.09.2011, ku kemi marrë përgjegje sot me daten 07 Shtator 2011 për nderperjen e zbatimit të këtij vendimi.

Akb-ja falmnderon  ne emer te Komunitetit te Biznesit Zyren e Rregullatorit per Energji per pergjegje te shpejt ku kerkon qe keto raporte te rregullohen ne pajtueshmeri me Dsipozitat Ligjore per te cilen edhe AKB-ja eshte e perkushtuar.
 
Me poshte e keni te kopjuar shkresen zyrtare nga Zyra e Rregullatorit per energji qe ju ka derjtuar KEK-ut dhe per kete ka marre AKB-ja njoftim zyrtar.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është njoftuar se KEK Sh.a me datë 21.06.2011 ka lëshuar Urdhëresën për zbatimin e Rregullave për Konsumatorët me Prioritet të KEK-ut, duke hyrë në fuqi nga data 01.07.2011, për të zëvendësuar Procedurën për Furnizim pa Reduktime të datës 18.12.2005.

Në ndërkohë Aleanca Kosovare e Bizneseve i është drejtuar ZRRE-se me një njoftim për ankesat e shumta të konsumatorëve-bizneseve, për fillimin e zbatimit të një procedure të re nga KEK-u për kushtet e furnizimit të tyre me energji elektrike, që për ta konsiderohet e pa përballueshme.

ZRRE ka kërkuar nga KEK-u që të njoftohet zyrtarisht lidhur me ekzistimin, respektivisht zbatimin eventual të një Procedure të tillë, e cila nuk i ka kaluar fazat e nevojshme të shqyrtimit dhe të  miratimit, të parapara me legjislacionin përkatës.

ZRRE sot ka pranuar përmes postës elektronike një kopje të skanuar të Rregullave për Konsumatorët me Prioritet të KEK-ut, të shoqëruar me një Urdhëresë për zbatimin e tyre.

Pas një analize e shqyrtimi të këtij dokumenti, ZRRE konstaton se zbatimi i tij është në kundërshtim me dispozitat e nenit 4.4 të Rregullës për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me Energji (RrKPFE), e cila përcakton se: “Çdo Furnizues dhe operator i sistemit është i detyruar që në pajtim me këtë Rregull të zhvillojë politika në lidhje me kushtet për kyçje në sistem dhe furnizimin me energji, brenda një periudhe kohore që nuk i tejkalon nëntëdhjetë (90) ditë kalendarike pas marrjes së licencës.\"

\"Të gjitha këto politika duhet të sigurojnë procedurë transparente dhe jo diskriminuese dhe t’i paraqiten ZRRE‐së për rishikim dhe aprovim paraprakisht para hyrjes në fuqi”.
 
Duke u bazuar në kompetencat të përcaktuara me Ligjin mbi Rregullatorin për Energji  dhe duke marrë parasysh dispozitat e nenit 4.4 të Rregullës për Kushtet e Përgjithshme për Furnizim me Energji (RrKPFE), ZRRE kërkon nga KEK-u që ta ndërpresë zbatimin e Rregullave për Konsumatorët me Prioritet të KEK-ut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)