20 Prill 2024

ZRRE akuzon KEK-un për dëmet ndaj konsumatorit

Prishtinë, 22 shkurt - Fryrja e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për muaj janar të këtij viti, kanë alarmuar edhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku këta të fundit pas një hulumtimi kanë konstatuar se faturat e muajt janar kanë dëmtuar gjepin e varfër të konsumatorit kosovar.

Në bazë të raportit që kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enver Halimi i ka dërguar ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Besim Beqaj, thuhet se KEK-u ka obligim ligjor që të raportojë çdo parregullsi, ose mosplotësim të kushteve që janë parashikuar me rregullat dhe procedurat e aprovuara nga ZRRE–ja.

Në raport theksohet se KEK-u nuk ka raportuar asnjë parregullsi në faturim dhe lexim të njësoreve, andaj sipas tij, pakënaqësitë e shprehura të konsumatoreve dhe situata e krijuar lidhur me faturimet kanë qenë indikator i mjaftueshëm që ZRRE-ja të përgatitë një raport për Qeverinë, Kuvendin, Bordin dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut.

Sipas Halimit, procedura e leximit dhe faturimit tarifor të konsumatorëve, e aprovuar nga ZRRE-ja, leximi i njësorëve duhet të përfshijë periudhën njëmujore të shpenzimeve të energjisë, por jo edhe periudhe më të gjatë siç ka vepruar KEK-u.

“Data e leximit të çdo konsumatori do të jetë e njëjtë si e leximit paraprak, mund të ketë dallim dy ditë më pak, ose dy ditë më shumë. Në rast se data e leximit dhe toleranca e lejuar dy ditë i bie të jetë në fund të javës ose gjatë festive shtetërore, atëherë periudha kohore e shpenzimit të energjisë elektrike mund të shkurtohet ose zgjatet për aq sa zgjatin festat. Kjo praktikë e leximit deri më tash është ndjekur nga KEK-u, por në muajin dhjetor sipas të dhënave që posedojmë, leximi i njësorëve është bërë nga data 27-31 dhjetor”, thuhet në raportin që Hamiti i ka drejtuar ministrit Beqaj.

Sipas Halimit, në muajin dhjetor fatura ka qenë e llogaritur për 25 deri në 27 ditë. Ndërsa muaji kalendarik ka pasur 31 ditë.

Ai sqaron se katër ditë të dhjetor janë faturuar në muajin janar, kështu që fatura e janarit është bërë për 34 deri në 36 ditë, ku sipas tij, ku dallim në lexim ka shkaktuar efekte negative si për konsumatorët, ashtu edhe për korporatën.

“Ka krijuar pasqyrë jo të saktë të përqindjes së faturimit të energjisë elektrike për muajin dhjetor dhe kjo energji elektrike paraqitet si humbje në rrjetin e shpërndarjes e që nuk është reale, dhe një kohësisht ndikon në rritjen e përqindjes së humbjeve vjetore.\"

\"Energjia elektrike e pa faturuar e muajit dhjetor 2012 është faturuar në muajin janar 2013 dhe më ketë energjia e faturua në muajin janar rritet, që për një kategori të konsumatoreve ka pasur dy efekte të mundshme. Konsumatori duhet të paguajë vëllim më të kartë të energjisë elektrike në krahasim me muajin paraprak dhe pothuajse tërë kjo energji kalon në bllok- tarifën e lartë që është me një çmim më të lartë se bllok-tarifa e ulët. Pra, kemi një rritje të vlerës së faturës edhe në sasi edhe në çmim”, thuhet në raportin e kreut të bordit të ZRRE-së.

Sipas ZRRE-së, përpos kësaj konsumatorët po humbin besimin të ofruesi i shërbimeve për shkak të mungesës së transparencës dhe kjo ka ndikuar në pakënaqësinë e konsumatorëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)