25 Prill 2024

Zëvendësministri Koci ftohet të vizitoj Tuzllen

Prishtinë, 24 janar - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci ka pritur në një takim Zhelko Knezhiqek ministër i Energjisë, Industrisë dhe Minierave të Kantonit të Tuzllës i shoqëruar më një grup biznesmenësh nga ky Kanton.

Takimi ka patur fokus gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në fushen e energjisë në veçanti ate minerare me që Kantoni i Tuzllës njihet për rezervat e thëngjillit prej  56% në Bosnje e Hercegovinë.

Me këtë rast Zëvendësministri ministri Koci ka pohuar se bashkëpunimi me vende  ku kanë përvoja në fushën e minierave është në interes të Kosovës.

“Këmbimi i përvojavë në fushën energjetike dhe atë minerare do të ishte e mirëseardhur për ne si Kosovë me që si vend disponojmë me kapacitete të tilla prandaj ky bashkëpunim do të ishte i favorshem për të dyja palët”, ka thënë Koci.

Nga ana e tij ministri Knezhiqek i ka bërë thirrje Zëvendësministri ministrit Koci që të vizitoj Kantonin e Tuzlles dhe të njihet më afër me përvojat në fushen minerare që ka ky vend, përvoja këto të cilat do të fuqizonin edhe me tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Knezhiqek po ashtu ka konfirmuar se prania e biznesmenëve të Bosnje dhe Hercegovinës është në hap shtesë që lidh dy vendet gjë të cilën ai e ka vlerësuar lart.

Ndryshe takimi me zyrtarë të lartë kantonal të Bosnje dhe Hercegovinës është i pari i këtij lloji që realizojnë drejtuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)