19 Mars 2024

Vushtria komuna më aktive në ndarjen e mbeturinave të riciklueshme

Prishtinë, 16 tetor - Sot, në komunën e Vushtrrisë me iniciativën e 36 klubeve të gjelbra të themeluara në këtë komunë prej  Green Art Center-Prishtina (GAC), u organizuan aktivitete të ndryshme me fokus në një mjedis të qëndrueshëm, aktivitete këto që promovuan rëndësinë e Riciklimit dhe Ripërdorimit në funksion të një mjedisi më të pastër dhe zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në nivel vendi.

Përmes rekreacioneve të punuara prej klubeve të gjelbra dhe në formën e një ekspozite prej ku u ndanë edhe cmime pwr shkolla, fëmijët e shkollave kanë punuar elemente disajni më materiale të ripërdorura.

Njëherësh përmes punës bashkarisht vullnetarë të gjelbër është shtuar infrastruktura për ndarje nw burim në sheshin e kesaj komunë më qëllim nxitjen e riciklimit.

Në fjalë rasti, përfaqësuesja e qeverisë gjermane znj. Alexandra Linden vuri theks në rëndësinë e aktivizmit të të rinjve në shoqëri, në zbatimin e reformave mjedisore që shteti Gjerman përmes projektit për Shërbime të Qendruehme Komunale është duke përkrahur komunën e Vushtrisë dhe të gjitha komunat e tjera në Kosovë.

Njëherësh Kryetari i Komunës së Vushtrisë Z. Xhafer Tahiri i falenderoi qytetarët dhe të rinjtë e kësaj komune për angazhimin për zbatimin e projektit për riciklimin e mbeturinave në këtë komunë duke duke premtuar njëherësh edhe mbështetje institucionale në implementimin e aktiviteteve mjedisore prej klubeve të gjelbra në nivel lokal.

Prej anës së GAC , Znj.Mucaj vendosi theks të vecantë në angazhimin e institucioneve vendore dhe komunitetit të gjerë në zbatimin e reformave që ndërlidhen me zhvillimin e ekonomisë qarkore në nivel vendi.

Përmes aktiviteteve të shumta që GAC implementon, synohet sensibilizimi i qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e reformave të ndryshme që kanë nisur nëpër komuna në Kosovë sic është ajo e Riciklimit të mbeturinave.

Ky organizim i bashkëngjitet të gjitha aktiviteteve të GAC-it në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe që do të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes qytetare për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)