26 Prill 2024

Vlerësimi i ndotjes së mjedisit nga Banka Botërore me lëshime serioze

Prishtinë, 7 gusht - Instituti për politika zhvillimore (INDEP) ka shqyrtuar Draft raportin e Bankës Botërore (BB) mbi koston e ndotjes së mjedisit në Kosovë (AMK), të lëshuar para ca javësh për publikun nga BB. Vlerësimi i INDEP nxjerr në pah lëshime shumë serioze të këtij raporti në llogaritjen e kostove të rëndësishme për Kosovën.

Lëshimet kryesore që ky raport i BB ka bërë kategorizohen në fushat e mungesës së një baze të qëndrueshme për krahasim të opsioneve të ndryshme të burimeve të ndotjes, nëvlerësimin e kostos së ndikimit shëndetësor si pasojë e ndotjes së ajrit, nënvlerësimin e kostos së ndikimit në fushën e mjedisit, nënvlerësimin e kostos së ndikimit në furnizimin me ujë, nënvlerësimin e kostos së ndikimit në bujqësi, nënvlerësimin e ndikimit të merkurit në shëndetin e njeriut dhe kostot e ndërlidhura me këtë ndikim, mosllogaritjen e kostos së ndryshimeve klimatike për Kosovën, etj.

Si rrjedhojë e këtyre lëshimeve, raporti i BB dështon të ofrojë një pasqyrë të plotë dhe të saktë të kostos reale që ka për Kosovën ndotja e mjedisit. Kësisoj, INDEP ka nxjerrur edhe rekomandime specifike se si duhet të plotësoi BB këtë draft raport për të reflektuar koston reale të ndotjes së mjedisit në vend. Rekomandimet në fjalë janë:

Krahasimi i opsioneve të lira – Alternativat energjetike: Duke marrë parasysh kostot tepër të larta shoqërore dhe mjedisore të ndërlidhura me zhvillimin e qymyrit, është esenciale që alternativat energjetike të hulumtohen thellësisht.

Llogaritja e humbjeve bujqësore: Duke marrë parasysh se Kosova ka potencial real për humbje të konsiderueshme bujqësore që rezultojnë nga ndotja e mihjes së qymyrit, ndotja nga djegia e qymyrit, mungesës së ujit për ujitje, kontaminimit të dheut, dhe tjetërsimit të tokës, AMK duhet të ofrojë një vlerësim të kostove totale në prodhimin bujqësor. Si shtesë, AMK duhet të ofrojë të ofrojë një pasqyrë të plotë se si të gjitha dëmet mjedisore në bujqësi kërcënojnë objektivat dhe qëllimet e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2009-13, duke përfshirë rritjen e bujqësisë; rritjen e nivelit të të hyrave; përmirësimin e standardeve të cilësisë; dhe rritjen e mundësive të punësimit.

Llogaritja e kostos së ndryshimeve klimatike: Vënia e një kostoje ndryshimeve klimatike për Kosovën mund të bëhet duke vlerësuar koston shoqërore të karbonit – që nënkupton vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga emetimet për metër katror të karbonit të liruar në atmosferë.

Mungesat e furnizimit me ujë: AMK duhet të ofrojë kostot ekonomike dhe mjedisore të konsumit të ujit/mungesave të furnizimit (p.s. kostot e mundësive), që në mënyrë specifike ndërlidhen me gjenerimin energjetik me linjit ekzistues dhe atë të planifikuar. AMK duhet të theksojë zhvillimin e një politike gjithëpërfshirëse, dhe një kornizë institucionale e planifikuese për menaxhimin e resurseve të ujit në sistemin e Ibër-Lepencit.

 Përfshirja e dëmeve nga merkuri: AMK duhet të vendos prioritetin në caktimin e niveleve të kontaminimit të ujit dhe dheut nga merkuri dhe duhet të përmbajë nivelet e emetimeve të merkurit nga termocentralet me qymyr ekzistuese dhe ato të planifikuara. AMK duhet të vlerësojë kostot ne zhvillimin kognitiv dhe sëmundjet kardiovaskulare për shkak të ekspozimit ndaj merkurit nga emetimet e termocentraleve me qymyr.[1]

Përmirësimi i kostos shëndetësore nga ndotja e ajrit:  AMK duhet të përmirësojë disa mangësi në kostot shëndetësore të ndotjes së ajrit, duke përfshirë ato për: nivelet e ekspozimit ndaj koncentrimit të grimcave për popullatën rurale; bazën e mortalitetit duke u bazuar në vlerën e lartë nga shtetet krahasuese; dhe ekspozimin më të lartë ndaj koncentrimit të grimcave për popullatën e Obiliqit.

Burimet e financimit: Siç thekson AMK, buxheti tashmë i ulët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është duke u zvogëluar edhe më tej. Kjo do ta bëj shumë të vështirë përputhshmërinë dhe zbatimin e politikave dhe planeve ekzistuese dhe të reja për mbrojtjen e mjedisit. AMK duhet të theksojë se fondet nevojiten menjëherë për ndërmarrjet e pastra, trajtimin e ujit, tokës dhe monitorimin mjedisor.

Plani i veprimit:  AMK duhet të vë si prioritet një plan veprimi për të parandaluar kostot e mëdha mjedisore të parashikuara dhe dëmet shoqërore. Plani i veprimit duhet të bazohet në krahasime gjithëpërfshirëse të alternativave energjetike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)