25 Prill 2024

Vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme

Prishtinë, 17 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se edhe ot dhe nesër nuk parashihet të ketë qarkullim aktiv të masave ajrore dhe për pasojë vlerat e cilësisë së ajrit mbesin në vlera të pashëndetshme.

IHK ka thë në  se fushat me presion të lartë të ajrit të cilat kanë përfshirë vendin do të mbeten të qëndrueshme edhe gjatë ditëve në vijim.

Si pasoj e kësaj gjendje bllokuese anticiklonike dhe kthjellimeve do të ketë ulje në vlerat e temperaturave minimale, derisa ato maksimalet mbeten pothuaj konstante.

Mëngjesi do të filloj me mjegull dhe ngrica, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme.

Temperaturat minimale do të ulen deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë në 11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)