04 Qershor 2020

Viti 2010 më i ngrohtë që prej 1850-s

New York, 3 dhjetor - Sipas vlerësimeve të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, viti 2010 mund të jetë viti më i ngrohtë që prej fillimit të matjeve të rregullta të temperaturës në vitin 1850.

Kështu njoftoi Zyra Meterologjike Botërore WMO, në kuadër të konferencës së klimës në Cancun të Meksikës.

Veçanërisht në Afrikë si dhe në disa pjesë të Azisë, në Antarktidë dhe Kanada, janë shënuar ngritje të temperaturave.

Për dallim kanë rëndë dukshëm temperaturat në pjesë të Evropës, Amerikës Jugore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sibirisë dhe Kinës Lindore.

Dekada 2001-2010 ka qenë dhjetëvjeçari më i ngrohtë, që prej fillimit të matjeve të temperaturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)