29 Mars 2024

Vikendi me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu

Prishtinë, 2 mars - Në parashikimin e motit për vikend Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së ka ndryshuar situata meteorologjike.

IHK thekson se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin nuk do të jenë stabile, kështu që gjatë ditës së shtune pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Edhe në fushat termike do të kemi ndryshim por minimalet priten të mbesin në vlerat pozitive.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)