23 Prill 2024

Vetëvendosje: Plaçkitja e qytetarëve në funksion të privatizimit

Prishtinë, 23 qershor - Pas emërimit të anëtarëve të ri të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, vendimi i parë që ky Bord e mori ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike për 8.9% madje sipas Lëvizjes Vetëvendosje! prapaveprues që nga 1 qershori.

Pra Vetëvendosje konsidetorn se vendimi i parë ishte në dëm të qytetarëve.

Vetëvendosje vlerëson se kjo ndodh natyrshëm paso që këta anëtarë të Bodit janë aty për shkak të afërsisë dhe afilimit politik që kanë me Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet. Politika e kësaj Qeverie vetëm dëme i shkakton Kosovës.

“Çmimi na u tha se është rritur me kërkesë të KEK-ut. Madje na thanë edhe se Bordi na kurseu disi duke qenë se KEK-u paska kërkuar deri në 23% rritje. Këtë e përdori Qeveria për ta paraqitur veten sikur të pafajshme në këtë rast.\"

\"Po KEK-u nga kush po na udhëhiqet? Nga e njëjta Qeveri, dhe madje me të njëjtën mënyrë të uzurpimit dhe kolonizimit me militantë partiakë e familjarë qeveritarësh të ndërmarrjeve publike dhe bordeve drejtuese të tyre”, thuhet në regaimin e kësaj lëvizje.
 
Kohë më parë Komisioni Qeveritar për privatizimin e Shpërndarjes dhe Distribucionit propozoi shitjen e kësaj kompanie publike për 26,3 milionë euro. Tash Rregullatori sipas Vëvendosjes po e ngritë ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike e cila, nëse procesi ecën sipas planit të Qeverisë për privatizim, më së shumti do t’i konvenojë privatizuesve turk Limak dhe Çalik.

\"Në cilindo proces të privatizimit të rrjetit të shpërndarjes çmimi i energjisë elektrike është rritur jashtëzakonisht shumë. Kur kësaj t’ia shtojmë edhe faktin e monopolizimit të furnizimit me energji elektrike, atëherë e keqja përshkallëzohet përkeqësohet. E kemi rastin e Shqipërisë ku çmimi pas privatizimit është rritur më shumë se 40%.\"

Në Maqedoni po ashtu ka pasur ngritje të çmimit. Vetëvendosje vlerëson së privatizimi dhe rritja e çmimit shkojnë bashkë – kapitali privat punon për profit dhe për sa më shumë profit.

Madje është raportuar në media se një rritje të tillë e kishte kërkuar edhe kompania që po do ta blejë Shpërndarjen dhe Furnizimin.

\"Në mënyrë që në rritjen tjetër të cilën ata do ta kërkojnë me ta transferuar pronën të na duket më e lehtë. Pra, kjo rritje nuk po bëhet për të mirën e KEK-ut si kompani publike, edhe nëse formalisht një ngritje e tillë është kërkuar nga KEK-u, thekson Vetëvendosje.

\"Sa herë që Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka folur për garancat që do t’i kemi karshi çmimit të energjisë kur të privatizohet shpërndarja ai e ka përmendur Rregullatorin. Pra, sipas tij dhe qeverisë, Rregullatori do të jetë ai që do ta rregullojë këtë gjë duke mos e lënë qytetarin e Kosovës të pambrojtur karshi ndërmarrjes private për furnizim me energji elektrike. Cili Rregullator? Ky që tashmë na e shtrenjtoi rrymën? Ky rregullator është i politikës së Qeverisë dhe do t’i shërbejë asaj.\"

E, politika e Qeverisë sipas kësja lëvizje është që të shpronësohet qytetari dhe t’i plaçkitet atij buxheti, por edhe sikur ta kishte vullnetin politik për një gjë të tillë, Rregullatori nuk e ka mundësinë objektive e reale ta kundërshtojë kompaninë private në këtë rast.

\"Ne kemi vetëm një shpërndarës dhe furnizues me energji elektrike në Kosovë. Pra, i tërë vendi sot varet nga KEK-u në pronësi publike. I tërë vendi nesër do të varet nga Limaku dhe Çaliku në pronësi private të huaj. Në këto kushte ata do të na rregullojnë ne\", thuhet në fund të reagimit të Vetëvendosjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)