22 Shtator 2019

Vetëvendosje organizon aktivitet për mbrojtjen e lumenjve

Ferizaj, 31 gusht - Sot pranë objektit të Komunës së Ferizajit, Lëvizja Vetëvendosje fillon aktivitetin e dytë te pedalimit për ndryshimin që i duhet vendit "Lëvizim".  

Kohëve të fundit në Shtërpcë dhe Biti vazhdoj shkatërrimi lumenjve. Lepenci dhe lumenjtë e vegjël Kallugjer dhe Bolovan janë jetë për banorët atje.

Për interesa e përfitime private të disa individëve u tentua që banorëve t'iu u merret të vetmit ujë që kanë për pirje dhe ujitje të tokave bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)