24 Prill 2024

Vetëvendosje kërkon llogari nga KEK-ut për faturat e energjisë

Prishtinë, 7 shkurt - Grupi parlamentar i lëvizjes Vetëvendosje, përmes një letre drejtuar Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK) dhe Zyrës së së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka kërkuar sot më shumë informacione dhe sqarime në lidhje me çmimet dhe faturimet e rrymës elektrike për qytetarët gjatë fundit të vitit të kaluar dhe janarit të vitit 2013.

\"Në përputhje me të drejtat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me kushtetutë po ju drejtohem me këtë letër për të kërkuar nga ju informata dhe sqarime në lidhje me çmimet dhe faturimet e rrymës elektrike për qytetarët gjatë fundit të vitit të kaluar dhe janarit të vitit 2013\", thuhet në letren e Vetëvenodsjes

Vetëvendosje thot se këto ditë kanë pranuar shumë ankesa nga qytetarët mbi lartësinë e çmimeve dhe faturave të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës, e që për shumicën e qytetarëve kanë qenë të papërballueshme. 

\"Ne si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës disa herë kemi ngritur zërin rreth veprimeve të fundit në sektorin e energjisë, posaçërisht duke kundërshtuar privatizimin e distribucionit KEDS, pikërisht duke ju referuar rëndësisë strategjike të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim kemi kundërshtuar edhe rritjen e vazhdueshme të çmimeve për qytetarët të cilët në gjendje të rëndë ekonomike tani po përballen me fatura e çmime edhe më të larta.\" thuhet ne letren e VV.

Deputetët e këtij grupi parlamentare ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të ndërmarrin disa iniciativa për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve të brengosur nga trendet e fundit në lidhje me çmimet dhe faturat.

Kërkesat e këtij grupi:

• Të gjitha rritjet e çmimeve të energjisë elektrike sipas tarifave gjatë pesë viteve të fundit.

• Të gjitha rritjet e planifikuara të çmimeve të energjisë elektrike për këtë vit, posaçërisht ato të cilat janë dakorduara me Konsorciumi Çalik-Limak në kontratat e padrejta të privatizimit.

• Shuma totale e faturuar e energjisë elektrike për dy vitet e fundit, të ndara sipas muajve, dhe shuma mesatare e faturuar për konsumator individual shtëpiak për dy vitet e fundit të ndara sipas muajve, përfshirë këtu edhe muajin janar të vitit 2013.

• Projektin dhe koston e instalimit të orëve të reja të regjistrimit të rrymës elektrike dhe mënyrat e financimit të këtij investimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)