23 Janar 2021

Vërshimet pas reshjeve atmosferike rëndojnë gjendjen e kanalizimeve

Prishtinë, 11 janar  -  Linjat e Kanalizimit (ujërat fekale) në qytetin e Prishtinës janë në shumicë linja të vjetra, të cilat janë dimensionuar dhe vendosur shumë kohë me përpara. Sistemet e kanalizimeve janë të përbashkëta (Atmosferike dhe Fekale) dhe kjo e rëndon dukshëm gjendjen e funksionimit sidomos  në rastet kur ka reshje të vrullshme  shiu, siç po ndodhë këto ditë. 

Përderisa, qyteti i Prishtinës pothuajse në çdo lagje ka pësuar ndryshime në ndërtime te larta – objekte banesore – rritje e tejskajshme e numrit të banorëve, është dashtë që autoritetet tjera të intervenojnë edhe në infrastrukturën ekzistuese  prandaj, kjo me automatizëm ndikon në ngarkesë më të madhe shkarkuese të sistemit të kanalizimit dhe përmbytje në shumë lokacione brenda qytetit . 

Ujësjellësi i Prishtinës ka një buxhet të paraparë për investime ( riparim ,  puseta ,  zhbllokime, pastrime) në këtë sektor, gjithsesi ka edhe ekipet profesionale që merren me mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të ndotura fekale por assesi nuk mirëmbanë as nuk ndërton rrjeta të kanalizimeve atmosferike pasi që kjo përgjegjësi e autoriteteve të tjera. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit të KRU,,Prishtina,, sh.a. janë të gatshëm çdoherë që tu dalin në ndihmë qytetarëve në rastet kur kemi të bëjmë me zhbllokime e pastrime të pusetave të ujërave fekale, por duhet të kihet parasysh që vërshimet pas reshjeve nuk ndodhin për shkak të punës dhe përgjegjësisë tonë!

Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren. U bëjmë thirrje autoriteteve të komunës së Prishtinës të shohin situatën në terren, të marrin përgjegjësitë e tyre në pastrimin e ujërave atmosferike dhe pastrimin e ujëmbledhësve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Dhjetor 2020 - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp. (Zyrët e sindikatës në objektin e ish Germisë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, në të cilën do të shpaloset plani i DnV-së për misionin vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021. (Zyret e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)   

- Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve mban konferencë për media lidhur me pakënaqësitë e Shoqatës me mos përmbushjen e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë dhe mos përfshrirjen e tyre në pakon e rimëkëmbjes ekonomike. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

- Federata e Karatesë e Kosovës, ndan çmimin “Karateisti më i Madh Mbarëshqiptar - Enver Idrizi”. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Shqipe “Talia e Flakës”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:30)