24 Prill 2024

Venezuela në krizën e furnizimit me energji

Karakas, 14 mars - Shumica e venezuelianëve vazhdojnë të vuajnë pasojat e mungesës së energjisë.

Në kryeqytetin Karakas, shkollat dhe bizneset janë të mbyllura, dyqanet dhe supermarketet nuk funksionojnë, qindra njerëz nuk kanë ujë dhe sinjal telefonik.

Presidenti i kontestuar Nikolas Maduro deklaroi se problemi i energjisë është rezultat i sulmeve kibernetike nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo fajësoi administratën socialiste të Maduros.

Furnizimi me energji në Venezuelë vazhdon të jetë i paqendrueshëm, më shumë se pesë ditë pas fillimit të një ndërprerjeje të madhe që la pothuajse të gjithë vendin në errësirë dhe ka rënduar problemet e popullatës e cila lufton për të marrë shërbimet bazë.

Mungesa e ujit të pastër është një prej problemeve.

"Mungesa e energjisë do të thotë mungesë e ujit, prandaj na duhet të shkojmë në vende ku mund të gjejmë ujë pa pasur nevojë të paguajmë, sepse nuk kemi ku ta blejmë. Ata duan ose para në dorë ose dollarë,” thotë banori Daniel Martinez.

Banorët në Karakas ankohen se u duhet të mbajnë radhë për orë të tëra për ujë të pastër.

Daysi Malave, nënë e dy fëmijëve, thotë se radhët janë të gjata dhe se është e lodhshme të qëndrosh aty kaq shumë orë:

"Nuk ka ujë për fëmijët, as për banjot. Nuk gatuan dot. Shikoni radhën. Kam tre ditë duke pritur në radhë për të blerë një shishe ujë për të pirë. Sot u zgjova pa ujë. Nuk e di se çfarë do të bëj".

Shumica e venezuelanëve e kalojnë gjithë ditën duke kërkuar ujë të pastër ose ushqim, apo duke u endur me makinë nëpër Karakas në kërkim të sinjalit telefonik.

Presidenti Nicolas Maduro fajëson Shtetet e Bashkuara për ndërprerjen e energjisë në vend.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë e vetmja qeveri me një teknologji të aftë për të kryer një sulm kompjuterik të teknologjisë së lartë," thotë Nicolas Maduro, president i kontestuar i Venezuelës

Inxhinieri elektrik José Aguilar shpjegoi me Skype se mënyra se si është projektuar sistemi elektrik i vendit nuk lejon ndërhyrje të jashtme. Ai hodhi poshtë tezën e sabotazhit të ngritur nga Maduro:

"Rrjeti është i lidhur nga brenda, nuk ka lidhje me botën e jashtme. Pra nuk sulmohet dot nga jashtë."

Aguilar thotë se sistemi i energjisë i Venezuelës ka një sistem emergjence për të parandaluar ndërprerjet. Ai beson se mungesa e mirëmbajtjes dhe e personelit ka çuar në ndërprerjen e rrjetit.

"Natyrisht, rrjeti ka ndërprerje të vazhdueshme. Ekziston edhe çështja e komunikimit. Nëse nuk ka energji elektrike, nuk ka komunikim," thotë Elliott Abrams, i dërguari i posaçëm i SHBA në Venezuelë.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo thotë se i vetmi që duhet fajësuar për ndërprerjen e energjisë është Maduro.

Pompeo njoftoi gjithashtu tërheqjen e personelit të mbetur nga Ambasada amerikane në Karakas.

Të mërkurën, Maduro përsëri kërkoi mbylljen e shkollave dhe të zyrave. Shumë pjesë të vendit janë ende pa energji elektrike. Aguilar tha se i gjithë rrjeti elektrik i vendit mund të rikthehen në funksionim optimal brenda një periudhe prej pesë vjetësh dhe pas një investimi prej 15 miliardë dollarësh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)