13 Korrik 2020

Vazhdon moti i nxehtë, të enjten priten reshje shiu

Prishtinë, 12 gusht - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situata meteorologjike mbetet e njëjte edhe për tri ditët e ardhshme.

Kjo si pasojë e masave të nxehta të ajrit të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë.

Kjo gjendje e motit do të mbetet e njëjtë deri të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë  devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius.

Indeksi UV do të vazhdoj ti mbajë vlerat e ditëve të fundit, kështu që këshillat e Institutit Kombëtar për kujdesin nga rrezet e diellit mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, por nga e mërkura shpejtësia e erës do të rritet nga 1-11m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)