20 Prill 2024

Vazhdon aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin"

Gjilan, 27 shtator – Në Komunën e Gjilanit, aksioni “Ta pastrojmë Gjilanin”, po vazhdon çdo ditë, nëpër lokalitete të ndryshme të hapësirës së Gjilanit. Aksion i tillë ka vazhduar edhe në fshatin Livoç i Ulët në Komunën e Gjilanit, ku banorët e këtij fshati kanë pastruar rrugët e fshatit, varrezat dhe hapësirat e gjelbruara.

Banorët e fshatit Livoç i Ulët, kanë thënë se ky aksion ka nisur me datën 15 shtator dhe çdo ditë vazhdohet me aktivitete në pastrim të hapësirës së fshatit. Ata kanë potencuar se tashmë gjendja ka ndryshuar jashtzakonisht shumë dhe gjatë periudhës së vjeshtës, sipas tyre do të vazhdohet me gjelbrimin e zonave të ndryshme publike për të krijuar një ambient më të mirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)