29 Mars 2024

Vazhdon aksioni për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj

Prishtinë, 4 tetor - Në vazhdën e aksionit për shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj, “Termokosi” ka vazhduar me shkyçjen e nga rrjeti i ngrohjes të objekteve banesore në lagjet tjera të kryeqytetit.

Gjatë ditës së sotme janë shkyçur edhe 6 objekte banesore në lagjen Dardania. Janë shkyçur objektet: Dardania Rr.B-1/5, Dardania Bl- 1/1, Dardania Rr.B- 4/1, Dardania Rr.B- 4/11, Dardania Rr.B 4/6 dhe Dardania Rr.b- 6/6-H.B1.B2.

Vlera totale e borxhit  të këtyre objekteve e kap vlerën e rreth 900 mijë eurove.

Aksioni do të vazhdojë ditëve të ardhshme me shkyçjen e objekteve banesore edhe  nëpër lagjet tjera të kryeqytetit, ku janë të koncentruar konsumatorët më të mëdhenj borxhlinj të “Termokosit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)