29 Mars 2024

Uta Ibrahimi i bashkohet fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 8 tetor - Alpinistja e parë shqiptare nga Kosova që është ngjitur në majën më të lartë në botë, Everestin me 8848 metra lartësi mbidetare, Uta Ibrahimi, i është bashkuar fushatës së madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Uta ka filluar ekspeditën e saj të ngjitjes në 14 majat më të larta të botës “14 Majat e Himalayave”, ku deri më tani është ngjitur në katër prej tyre.

Nga 7200 metra lartësi mbidetare në majën e gjashtë më të lartë në botë, Cho Oyu, Uta ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të fushatës më të madhe në vend për ruajtjen e mjedisit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

“Këto ditë në Kosovë janë duke u organizuar aksione për pastrimin e mbeturinave të Kosovës. Unë sot jam drejt ngjitjes së majës së gjashtë më të lartë në botë Cho Oyu. Për momentin jam në 7200 metra lartësi mbidetare. Gjatë ekspeditave të mija të 14 majave, unë promovoj Kosovën dhe bukuritë e saj. Andaj, sot për juve kam një mesazh. Ta pastrojmë, ta ruajmë dhe ta duam Kosovën”, thuhet në video-mesazhin e Uta Ibrahimit. 

Ekspedita “14 Majat e Himalayave” e Uta Ibrahimit pritet të përfundojë në vitin 2023. Ajo do të bëhet një nga 40 alpinistët, të cilët deri në vitin 2017 kanë ngjitur të gjitha 14 majat më të larta të botës, tri prej të cilave janë gra.

Uta, e cila punon edhe si udhërrëfyes malor në Kosovë, synon të bëhet gruaja e parë nga Ballkani që është ngjitur në të gjitha këto maja.

Let’s Do It Kosova ju njofton se fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” e cila ka nisur më 15 shtator po rritet dita ditës.

Çdo ditë po organizohen aktivitete të shumta jo vetëm për largimin e mbeturinave, por edhe për vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit.

Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdon deri më 15 dhjetor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)