28 Mars 2024

UNDP lanson javën e filmit për mjedisin

Prishtinë, 1 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lanson Javën e Filmit për Mjedisin që fillon nga 1-4 Qershor.

Qëllimi i kësaj jave është vetëdijësimi i njerëzve mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë.

Filmat do të shfaqen çdo ditë duke filluar nga ora 18.00 në lokalet e American School of Kosova, Pallati i Rinisë.  Java është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe hyrja është falas. Më poshtë janë detajet e filmave që do të shfaqen dhe orari i tyre. 
 
1. E vërteta e pakëndëshme është film dokumentar i shfaqur për herë të parë në vitin 2006 për fushatën e ish nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara Al Gor për t’i edukuar njerëzit rreth ngrohjes globale.

Al Gor, përkrahës i mjedisit për një kohë të gjatë, në vitet e 7-ta  kishte kuptuar për herë të parë për ngrohjen globale dhe që nga koha që e ka përfunduar mandatin e tij, ai është bërë përkrahës i pasionuar për ndryshimet e mëdha dhe të vogla në ligjet dhe mënyrën e jetesës sonë që mund të ndihmojnë në zbutjen e kësaj krize.

E vërteta e pakëndëshme është një prezantim multimedial i prezantuar nga Al Gor, ku ai diskuton për faktet shkencore prapa ngrohjes globale dhe shpjegon se si ajo tanimë ka filluar të ndikojë në mjedisin tonë.

2. Ora e njëmbëdhjetë është film dokumentar ku aktori Leonardo DiCaprio është producent dhe lexues i tekstit. Në këtë dokumentar trajtohet çështja e gjendja e mjedisit natyror.

Me kontributin e dhënë nga mbi 50 politikanë, shkencëtarë dhe aktivist të mjedisit, përfshirë edhe ish-udhëheqësin sovjetik, Mihail Gorbaçov, fizikanin Stephen Hawking, fituesin e çmimit Nobel Wangari Maathai dhe gazetarin Paul Hawken, filmi dokumenton problemet serioze me të cilat është duke u ballafaquar sistemi jetësor i planetit.

Ngrohja globale, shpyllëzimi, zhdukja në masë e specieve si dhe varfërimi i vendbanimeve në oqeane adresohen këtu.

3. Peizazhet e prodhuara është film dokumentar që ka fituar çmime në mbarë botën. Në këtë dokumentar, artisti/fotografi kanadez Edward Burtynsky adreson projektin e gjerë të civilizimit modern si dhe ndikimin e tij shkatërrues në tokë.

Skenat si deponitë e pafundme në Kinë, kantieret e anijeve në Bangladesh dhe duzinat shtrihen gjatë tërë dhe përtej kornizës së filmit. Qëllimi i tij është që të portretizojë marrëdhënien e njeriut me natyrën në rrugëtimin e tij për progres.

4. Epoka e budallait është një film i ri epik nga McLibel i regjisorit Franny Armstrong. Pete Postlethwaite, aktor in nominuar për çmimin Oskar, luan rolin e një njeriu që jeton i vetmuar në botën e shkretuar në vitin 2055, një botë e shkatërruara nga ndryshimet katastrofale klimatike.

Një arkivistit, emri i të cilit nuk është bërë i njohur, i besohet që të ruaj depon e artit dhe njohurisë së mbijetesës njerëzore.

I vetëm në këtë deponi që është larg nga Arktiku i madh i shkrirë, ai i shikon incizimet e arkivuara nga koha e kaluar, “atëherë kur ne kishim mundësi ta shpëtonim vetën tonë,” për të parë se ku ndodhi gabimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)