19 Prill 2024

Ulen çmimet e gazit për Evropën

Moskë, 23 nëntor - Kompania ruse “Gazprom” planifikon në fillim të vitit të ardhshëm të bëjë njëfarë ulje të çmimeve të gazit që furnizohet në Evropë, tha Kreu i koncernit Aleksei Miller.

Tani konsumatorët evropianë paguajnë mesatarisht 446 $ për një mijë metra kub gaz.

Miller tha gjithashtu se vitin e ardhshëm “Gazprom” do të rrisë me 8% furnizimet e kësaj lënde hidrokarbure në Evropë.

Sipas parashikimeve, vëllimi i tyre do të arrijë deri në 164 miliardë metra kub gaz.

Rritja e vëllimeve të furnizimit do të realizohet për llogari të gazsjellësit “Nord Stream”, i cili u vu në shfrytëzim në nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)