28 Mars 2024

Ukraina sërish ultimatum Rusisë për çmimin e gazit

Moskë, 3 shtator - Ukraina ngriti sërish tonin kundër Rusisë, duke njoftuar se i jepte fqinjit të saj të fuqishëm një mundësi të fundit për arritjen e një marrëveshjeje në konfliktin mbi çmimin e gazit rus, që Kievi e gjykon si padrejtësisht të lartë.

\"Ne do të përpiqemi sërish të biem dakord me kolegët rusë (...). Nëse nuk e arrijmë këtë, drejtuesit që nuk duan të dëgjojnë argumentet tona do të duhet të marrin përsipër përgjegjësitë\", u shpreh dje Kryeministri ukrainas, Mykola Azarov gjatë një fjalimi në një universitet.

Edhe të mërkurën, një burim i lartë i qeverisë ukrainase kishte paralajmëruar se Kievi do t\'i drejtohej drejtësisë për kontratat e gazit me Rusinë, nëse deri në mes të tetorit nuk arrihej një marrëveshje me Moskën për uljen e çmimeve.

Kontratat aktuale të nënshkruara në vitin 2009 mes Kievit dhe Moskës parashikojnë mundësinë e kontestimit të tyre para Gjykatës së Arbitrazhit në Stotkholm.

Ukraina përpiqet prej muajsh të rinegociojë çmimin e gazit që i blen Rusisë dhe që aktualisht është në 400 dollarë për 1.000 metra kub.

Nga ana tjetër, Kremlini është shprehur i gatshëm të ulë çmimet me kusht që Kievi të pranojë hyrjen në Unionin Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, si dhe të shkrijë shoqërinë e saj publike të naftës \"Naftogaz\" me gjigantin rus \"Gazprom\", kushte këto që janë hedhur disa herë poshtë nga Kievi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)