16 Korrik 2020

Ujësjellësi sqaron se nuk ka fryerje të faturave të ujit dhe as ngritje të çmimit

Prishtinë, 3 qershor  – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” sh.a. me të gjitha kapacitetet e saj, gjatë kohës së pandemisë është treguar tejet me konsideratë në raport me konsumatorin, furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 orë ( pavarësisht rritjes së konsumit), mos aplikim të ndëshkimeve për konsumatorët që nuk kryejnë pagesa të rregullta për ujë e kanalizim ( mos dërgimi i lëndëve te përmbaruesit privat dhe mos aplikimi i shkyçjeve individuale për konsumatorët me borxhe), duke qenë të vetëdijshëm se, uji ka qenë esencial gjatë kësaj periudhe kur pothuajse gjithçka është ndërlidhur me higjienë. Paralelisht me këtë u kemi bërë thirrje  qytetarëve që të realizojnë pagesa të shërbimeve për ujë dhe kanalizim, për vetëm dy arsye, ruajtja e stabilitetit të kompanisë dhe mos lejimi i grumbullimit të borxheve për qytetarët.

Ujësjellësi i Prishtinës nuk ka fryer faturat e ujit në asnjë muaj.

Ujësjellësi, në asnjë mënyrë nuk e ka shfrytëzuar pandeminë për t’i “ plaqkitur” qytetarët ( siç kanë potencuar disa banorë të një hyrje banesore në lagjen “ Lakrishte” në njërën nga gazetat / portalet ).

Ata kishin potencuar se , shumica e tyre nuk kanë ujëmatës individual dhe faturimi bëhet me ujëmatësin e përbashkët.

Ua kujtojmë se, tarifat për shërbimin me ujë e kanalizim, përcaktohen nga Autoriteti Rregullator i Ujit ARRU, me ç’rast nuk ka ngritje të çmimit.

Poashtu, lexuesit ( inkasantët ) obligim ligjor  e kanë  leximin e  ujëmatësit ( individual apo të përbashkët) , së paku një herë në tre muaj.

Inkurajojmë të gjithë konsumatorët e ndërtesave që kanë vetëm një ujëmatës të përbashkët, të vendosin ujëmatës individual, e më pas të regjistrojnë atë pranë zyrës për konsumatorë të KRU ” Prishtina”.

Gjatë periudhës së pandemisë faturimi është bërë mbi bazën e mesatarës së konsumit ( shpenzimit) gjatë tre muajve të fundit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)